Anketë: Shulc dhe Merkel kanë mbështetje të barabartë për funksionin kancelar të Gjermanisë

Socialdemokrati Martin Shulc do të merrte mbështetje të barabartë me kancelaren gjarmane Angela Merkel, nëse zgjedhësit do të mund të votonin drejtpërdrejtë për kryetar të qeverisë, tregojnë anketat, transmeton MIA.

Sipas hulumtimit të “Infratest dimal” për televizionin “A Er De” që është zbatuar dje, Shulc dhe Merkel gëzojnë mbështetje të barabartë nga zgjedhësit – nga 41 për qind.

Të dhënat, e publikuara tetë muaj para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, tregojnë se mbështetja për Merkelin është zvogëluar për dy pika nga shtatori, ndërsa ajo për Shulcin është rritur për pesë pika.

Këtë javë socialdemokratët e kanë prezantuar ish-kryetarin e Parlamentit Evropian, si kandidat të tyrin për kancelar, pasi që lideri i tyre Zigmar Gabriel refuzoi të luftojë për funksionin kundër Merkelit në shtator.

Shulc zyrtarisht do të emërohet lider i socialdemokratëve të dielën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button