Tabanoc, një shtetas i Shqipërisë ka tentuar të trafikojë 18 kilogramë marihuanë

 Dogana dje ka penguar tentim për trafikim të 18 kilogramë narihuanës në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Siç informojnë nga Drejtoria Doganore e RM-së, dje rreth orës 6:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga Republika e Maqedonisë është paraqitur një automjet motorik me targa të Republikës së Shqipërisë, pronësi dhe e drejtuar nga personi P.SH.. shtetas i Shqipërisë. Në pyetje të nëpunësve doganore nëse ka diçka për të paraqitur është përgjigjur se nuk ka asgjë për të paraqitur, por edhe krahas asaj është selektuar për kontroll. Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit nga automjeti është gjetur një bombol gazi në të cilën ishin fshehur 15 pako me vakum të mbështjella me ngjitëse pa ngjyrë të mbushura me marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth 18 kilogramë.

Nga procedura parahetimore, të zbatuar nga inspektorë nga Sektori për hetime, rrjedh se i dyshuari marihuanën e ka blerë në Shqipëri dhe përmes Maqedonisë është dashur ta dërgojë në Gjermani për një kompensim të caktuar parash.

Kundër autorit, Drejtoria Doganore ka parashtruar kallëzim penal për vepër penale “Prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve” deri te prokuroria publike kompetente, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i shqiptoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button