Isa Mustafa paralajmëron dialog Prishtinë-Beograd me takime më të shpeshta

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet me takime më të shpeshta dhe takimi i radhës do të mbahet në fillim të muajit shkurt.

Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut, atë të përfaqësimit në nivelin më të lartë, president – kryeministër.

Mustafa për RTK-në ka thënë se pas takimit me përfaqësuesen e BE-së Federika Mogerini, ai i përbashkëti me liderët serbë ka qenë mjaft i vështirë duke e pasur parasysh edhe situatën e fundit që ka ndodhur.

“Nga takimet e ardhshme do të shihet nëse Serbia është e interesuar për normalizim të vërtet të marrëdhënieve, ashtu siç i janë zotuar përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button