Minotaur prej teksti: Trup njeriu me kokë demi

[Recension: Sorosoidët ballkanikë kyçen në luftën kundër Trampit dhe administratës amerikane]

Kur e lexoni këtë përmbajtje mediatike e kuptoni se bëhet fjalë për një krijim që përbëhet nga dy tërësi të ndryshme. Ose ndonjë formë gazetareske që ka përjetuar mutacion. Ose, më duket, ilustrimi më i mirë për Minotaurin. Krijesa mitologjike që ka lindur nga çiftimi i mbretëreshës së Kretës me – një dem.

Kuptohet, larg asaj, se teksti që e recensojmë ka dimensione mitike. Vetëm duam që në mënyrë plastike të sqarojmë se çka mund të lind kur shkelen rregullat e gazetarisë dhe kur bëhen përpjekje të ngjitet ajo që nuk mund të Për shkak se nuk ka ngitëse.

Dikush, megjithatë ka krijuar “Frankeshtajn” prej tekstit dhe prandaj ia vlen të pyetemi, megjithatë, se çka ka qenë ajo që ka shërbyer si “ngjitës” që të ngjiten dy ose tre pjesë krejtësisht të ndryshme. Nuk mundemi të konstatojmë asgjë tjetër, përveç se si “ngjitës” ka shërbyer nevoja të mbështetet fushata aktuale për “desorosoizim” duke futur kontekst rajonal. Mirëpo, a ka bazë për një konstruksion të tillë?!

01242017-Republika-BalkanskLinku deri te artikulli origjinal: Sorosoidët ballkanikë kyçen në luftën kundër Trampit dhe administratës amerikane

Data dhe koha e publikimit: 24.01.2017, 11:02

Data e recensionit: 25.01.2017

Recensues: Zоran Bojarovski

BASHKIM I DY PJESËVE QË NUK MUND TË NGJITEN

Teksti përbëhet nga dy pjesë që nuk mund të ngjiten. Në pjesën e parë pjesë nga ndonjë intervistë e drejtoreshës ekzekutiver të “East-West Institute”, Delina Fico (për të cilën nuk ka link, nuk ka titull, e as medie), dhe në atë intervistë, Fico i shpreh qëndrimet e saj në lidhje me protestat për të drejtat e grave në SHBA. Pjesa e dytë e kësaj përmbajtjeje mediatike ka qëllim të etiketojë se “East-West Institute” mbështet fushatë rajonale ballkanike kundër Trampit, me para të USAID-it, të cilat i menaxhon një konsorcium, ku lojtarë kryesorë janë organizatat joqeveritare nën patronazh të FSHHM-së(?!)

Qull i madh: FSHHM-ja bën fushatë kundër Trampit me para të Trampit, gjegjësisht të USAID-it, mirëpo buxhetet qenkan caktuar para se Trampi të vijë pushtet(?!).

Dhe për gjithë këtë nuk ka burime, e ato do të mund të ishin “ngjitësi” që mungon. Rekomandimet e gazetarëve profesionistë dhe të përgjegjshëm dhe të praktikës së mirë janë se gazetarët duhet të jenë kritikë gjatë zgjedhjes së burimit dhe të verifikojë se a janë të sakta informatat që i ka siguruar. Ata duhet të insistojnë gjatë zgjedhjes së burimeve që ato të jenë të ndryshme dhe relevante.

Asnjëri nga këto rekomandime nuk është respektuar në këtë tekst. Prandaj, ai është jokonsekuent, konfuz.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button