A ka nënshkrime “platforma e përbashkët”? BDI thotë po, Lëvizja Besa jo (VIDEO)
![Takimi i liderëve shqiptar të Maqedonisë me Edi Ramën](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/12/Takimi-i-lider--ve-shqiptar-t---Maqedonis---me-Edi-Ram--n-1.jpg?fit=640%2C427&ssl=1)
Asnjëra prej partive nënshkruese të “Platformës së Përbashkët” ende nuk ka publikuar dokumentin origjinal me nënshkrimet e të gjithë liderëve të partive politike shqiptare, transmeton TV21.
Nga BDI thonë që një dokument i tillë është nënshkruar, pa precizuar se ku gjendet ky dokument. Por nga Lëvizja Besa thonë që firmat e zyrtarëve të tyre nuk janë vendosur në asnjë dokument.
Përgjigje konkrete nuk ka as nga LR PDSH. Prej atje vetëm thonë se përkrahin marrëveshjen.