Mogadishu: Nga shpërthimi para një hoteli kanë humbur jetën 28 persona

Së paku 28 persona janë vrarë sot në kryeqytetin somalez, Mogadishu, kur militantët e grupit El Shabab kanë shpërthyer një auto-bombë në portën e një hoteli.

Pas shpërthimit, militantët kanë hyrë për të kryer sulm brenda hotelit, njofton policia e Somalisë, transmeton MIA.

“Së paku 28 njerëz, përfshirë civilët dhe oficerët, janë vrarë gjatë dy shpërthimeve në hotel. Disa dhjetëra të tjerë janë lënduar”, ka thënë majori Ibrahim Ahmed, oficer policor.

Mohamed theksoi se dy nga sulmuesit janë vrarë.

Sipas tij, numri i viktimave mund të rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button