“Pyjet e Maqedonisë” vendosin sistem për ndjekjen elektronike të masës së drurit, kundër vjedhjes

NP “Pyjet e Maqedonisë” filloi me përcjellje elektronike të masës së drurit nga pylli (prerje) deri tek konsumatori i fundit. E ka zëvendësuar punën e deritanishme të dorës me softuer modern.

Siç tha sot drejtori Zharko Karaxhoski, investimi me vlerë prej 32,5 milionë euro, në tërësi e ka mbuluar ndërmarrja me mjete personale. Janë blerë 300 kompjuterë mobilë personalë dhe po aq printerë për 180 njësitë ekonomike pyjore (NJEP) dhe 30-të filiale, ndërsa 480 të punësuar kanë kaluar trajnim disamujor për përdorim të softuerit.

Sipas Karaxhoskit, më nuk do të ketë vjedhje dhe keqpërdorime dhe veprime tjera devijuese. Sistemi elektronik do të vendos rend në punë, ndërsa nga zbatimi i tij përfitim më të madh do të kenë qytetarët sepse dërgesa e masës së drurit do të jetë më e shpejtë, me kohë dhe cilësore.

Përcjellje ditore dhe e vazhdueshme e prodhimtarisë së plotë, marrje me kohë të informacioneve të sakta për prerjen e kryer, ngarkesa dhe transporti i asortimenteve të drurit drejtpërdejtë nga NJEP, si dhe mundësi për reagim me kohë dhe menaxhim me prodhimtarinë nga ana e personave përgjegjës, janë vetëm disa nga përfitimet e punës softuerike.

“Është shumë me rëndësi që të eliminohen problemet aktuale me pagesë, si dhe manipulimet eventuale të punëtorëve të terrenit. Në mënyrë precize do të dihet nëse janë të pranishme dhe sa janë aktiv në kryerjen e detyrave të tyre”, shtoi drejtori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button