“Taksa e SHBA-së” lë në vështirësi kompanitë gjermane

Kompanitë gjermane thuhet se do të jenë në vështirësi për shkak të taksës së importit të planfikuar nga SHBA-ja për sektorin e automjeteve. Ndërkohë Gjermania realizon një eksport prej 34.1 miliardë eurosh drejt SHBA-së duke përfshirë këtu mjetet e motorizuara, raporton Anadolu Agency.

Pas betimit më 20 janar të Presidentit amerikan Donald Trump, për të ardhmen e tregtisë mes SHBA-së dhe BE-së janë shtuar diskutimet.

Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, Trump pak përpara se të kryente betimin tha se automjetet të cilat prodhohen jashtë SHBA-së dhe që duan të shiten në këtë vend duhet të paguajnë taksa. Ai theksoi se për automjetet në fjalë dëshiron të vendosë një taksë hyrëse. Kjo deklaratë e Trumpit u prit me reagime në Gjermani, pasi SHBA-ja është një nga klientët më të mirë të automobilave të këtij vendi.

Ky vendim nga qeveria e re për vendosjen e taksave të reja hyrëse ka futur në diskutime edhe kompanitë gjermane të cilat prodhojnë automobilat e tyre në vende si Meksika dhe të cilat kanë si destinacion kryesor tregun amerikan.

Pas deklaratave të Trumpit kompani të ndryshme si BMW, Daimler dhe Volkswagen, pësuan rënie në bursë. Kompanitë gjermane kanë investuar miliona në Meksikë për të ngritur një infrastrukturë prodhimi me qëllim shitjen e automobilave në tregun amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button