LSDM: Hapje e shpejtë e firmës me vetëm një euro investim

LSDM-ja sot, duke u përqendruar në pjesë të Planit për jetë, paralajmëroi kredi deri 15.000 euro për fillim të mikro biznesit me vetëm një për qind interes vjetor dhe mundësi që qytetarët shpejt dhe thjesht të hapin firma me vetëm një euro investim.

Në kumtesën deri te mediat partia thekson se do t’i mbështesë firmat vendore me ndihmë shtetërore 100 herë më të lartë prej tani dhe në vitin e parë ajo do të arrijë 20 milionë.

Gjithçka që është projektuar në Plan, thekson LSDM-ja, është në kundërshtim me politikat ekonomike dhe pushtetin aktual.

“Politikat tona ekonomike bazohen në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Qëllimi është të stimulojmë kushte për hapjen e vendeve të reja dhe më mirë të paguara të punës për qytetarët. Do të stimulojmë të hapen më shumë firma të reja vendore. Kjo është një nga mënyrat si do t’u ndihmojmë qytetarëve të cilët nuk kanë punë, ndërsa kanë ide, të punojnë”, shkruan LSDM-ja.

Përveç nëpërmjet masës për hapjen e firmë me vetëm një euro investim, LSDM-ja, siç thekson, do të stimulojë edhe hapje të kompanive të reja vendore edhe në start ap qendrat. Atje firmat vendore, në vitet e para nga formimi, derisa të qëndrojnë në këmbët e tyre, do të fitojnë nga shteti hapësirë afariste falas dhe shërbime të siguruara siç janë kontabiliteti, arkiva, mirëmbajtja, shton partia.

Duke e kualifikuar si jopërgjegjës, LSDM-ja akuzon se pushteti i deritanishëm e shkatërroi ekonominë vendore, mbylli të paktën 10.000 firma, ndërsa çdo e treta është me llogari të bllokuar.

“Për ndërmarrje të fuqishme vendore, dhe ekonomi në interes të qytetarëve nevojitet edhe Qeveri e re e përgjegjëse e cila do të udhëheqë politika reale”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button