Në AKE më shumë ankesa për faturat e larta, në telefoninë celulare dhe për internet

Faturat e larta të operatorëve të tregut telekomunikues janë problemi më i denoncuar në Agjencinë për komunikime elektronike vitin e kaluar, pas së cilit pasojnë ankesat për shërbimin jocilësor, shërbimin jo në kohë, ndërprerja, roamingu…

Sipas drejtorit të AKE, Sasho Dimitrijoski, ankesat për faturat e qytetarëve zakonisht janë të paarsyeshme. “Arsyetimet janë se dikush pa qëllim ka kyçur internetin, gjegjësisht se faturat janë bërë në mënyrë të paqëllimshme”, tha Dimitroski sot në konferencë shtypi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Analizat e AKE tregojnë se 20 për qind e denoncimeve janë për shërbime në telefoninë celulare, ndërsa në pozitën e dytë janë kontestet për shërbimet e internetit në telefoninë celulare me rreth 18 për qind.

“Mund të konstatojmë se mbulimi me sinjal dhe cilësi të sinjalit është fushë e cila duhet edhe më tej të avancohet që shfrytëzuesit të kenë shërbim prej të cilit me të vërtetë do të jenë të kënaqur”, theksoi Dimitrijoski, duke theksuar se kërkesat për shërbime cilësore për internet në celular tregojnë se qytetarët në Maqedoni gjithnjë e më shumë përdorin internet jo vetëm për komunikim të zakonshëm, por edhe në biznes.

Shërbimeve roaming të telefonisë mobile u takojnë vetëm 5,5 për qind e kontesteve, që sipas Dimitrovskit është rezultat i aktiviteteve të AKE i ka ndërmarrë viteve të kaluara.

Qendra për kontakt e AKE-së funksionon nga muaji maj i vitit 2010 me qëllim që të sigurojë komunikim më të mirë me abonuesit e shërbimeve telekomunikuese.

Në numrin 190 të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve të operatorëve telekomunikuese mund t’i paraqesin problemet eventuale në domenin e komunikimeve elektronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button