Itali, rrëzohet helikopteri i ndihmës së shpejtë, 6 të vdekur

Një helikopter është rrëzuar këtë të martë në një zonë malore të Italisë, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 6 persona që ndodheshin në bord, transmeton Top Channel. 

Mjeti fluturues dyshohet të jetë rrëzuar për shkak të mjegullës, pranë stacionit të skive Campo Felice, pasi kishte marrë prej andej një skiator të lënduar.

Një zëdhënës i policisë ka deklaruar se, skuadrat e shpëtimit që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se kanë gjetur 6 trupa të vdekur.

Helikopteri po e transportonte të lënduarin në një spital në qytetin e Akuilës, kryeqendra e rajonit të Abrucos. Disa dëshmitarë, të cituar nga mediat italiane, deklarojnë se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm para rënies së helikopterit.

Ndërsa Gianluca Marrocchi, kryetar i Bashkisë së qytetit të afërt Lukoli, tha se e kishte parë helikopterin të fluturonte ulët. “Më pasi ai u zhduk në miegull”, tha Marrocchi.

Campo Felice është një resort i njohur për skiatorët, 120 kilometra në perëndim të Romës. Ai ndodhet malin Gran Saso, në anën e kundërt të hotelit Rigopiano, që u mbulua nga orteku i dëborës më 18 janar.

Këtu, trupi i pajetë i një gruaje u nxorr sot nga struktura e hotelit të mbuluar nga bora, duke e çuar numrin e viktimave në 16 dhe në 14 atë të personave që rezultojnë ende të zhdukur.

Ditën e tragjedisë, të mërkurën e kaluar, në hotel ndodheshin 40 persona, prej të cilëve 28 mysafirë, nga të cilët 4 fëmijë dhe 12 punonjës, përfshirë këtu pronarin.

Dy punonjës të tjerë, kuzhinieri i hotelit dhe një ndihmës shpëtuan nga vala e ortekut pasi në atë moment ndodheshin jashtë ambjenteve të hotelit dhe u shpëtuan nga efektivët e ndërhyrjes së shpejtë një ditë më pas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button