Gazi natyror, burimi i dytë i energjisë pas naftës

Kryetari i Bordit të Gazpromit Viktor Zubkov, tha se nga viti 2030 gazi natyror duke e tejkaluar qymyrin do të bëhet burimi i dytë i energjisë që do të konsumohet pas naftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zubkov në deklaratën për gazetarët në Konferencën Evropiane të Gazit Natyror e cila mbahet në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë tha se sipas vlerësimeve të Forumit të Shteteve të cilët Eksportojnë Gaz Natyror, do të rritet pjesa e gazit natyror në konsumimin global të energjisë.

Ai tha se gazi natyror nga viti 2030 do të tejkalojë qymyrin dhe se do të bëhet burimi i dytë i energjisë që do të konsumohet pas naftës. “Por, nafta dhe si pasojë e kësaj luhatjet në çmimet e gazit shkaktojnë problem”, tha Zubkov.

Sipas tij, marrëveshjet afatgjate do të eliminojnë problemet e shkaktuara nga luhatjet e çmimeve të gazit. “Marrëveshjet afatgjate do të kryejnë detyrën e airbegut në raste të rritjes ose uljes së papritur në çmime”, tha ai.

Zubkov gjithashtu theksoi se gazi natyror i eksportuar në Evropë nga ana e Gazprom-it në gjysmën e parë të muajit janar është 20 përqind më i lartë se ai i vitit të kaluar.

Ndërsa, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Gazpromit Aleksey Miller, në deklaratën disa ditë më parë, ka theksuar se vitin e kaluar në krahasim me një vit më parë në tregun evropian kanë shitur gaz natyror 12.5 përqind më shumë dhe në këtë periudhë kanë eksportuar 179 miliardë metër kub gaz me të cilin kishin arritur numrin më të lartë të eksportimit në historinë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button