VMRO komenton hetimet e reja të PSP-së, “Tanku” dhe “Tarifa”

VMRO-DPMNE-ja beson se dy hetimet e sotme të Prokurorisë Speciale “Tanku” dhe “Tarifa” janë përpjekje e Katica Janevës për ta shpërqendruar vëmendjen e opinionit, nga tërheqja e aktakuzës për rastin “Puçi”, ku i pandehur ishte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Katica Janeva konfirmon se të gjitha aktivitetet e deritanishme janë përqendruar në mbrojtjen e krimit të Zoran Zaevit dhe denigrimit politik të VMRO-DPMNE-së. Hapja e sotme e hetimeve të reja janë një porosi partiake dhe vazhdim i veprimit jo-profesional politik të Speciales. Ky është edhe një tjetër shpërqendrim i Katica Janevës nga vendimi i turpshëm për tërheqjen nga rasti Puçi. Katica Janeva e ka humbur kredibilitetin profesional në këmbim të rolit të instrumentit politik, të Zoran Zaevit – deklaroi Spiro Ristovski, VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button