Messi, vjen lajmi i pritur ‘natë e ditë’ nga tifozët e Barcelonës

Bisedimet për kontratën e re të Lionel Messit janë duke shkuar “shumë, shumë mirë”, sipas sekretarit të Barcelonës, Robert Fernandez.

Messi ka kontratë me gjigantin katalan deri më 2018. Andaj, së fundmi spekulohej se ai mund të largohet nga klubi.

Por, Fernandez ka insistuar se palët janë duke negociuar vazhdimin e bashkëpunimit.

“Negociatat me Messin janë duke shkuar shumë, shumë mirë”, deklaroi ai për “RAC1”, përcjell “lajmi.net”.

“Jam shumë i qetë, njësoj siç kam qenë më parë me Mascherano, Busquets, Suarez ose Neymar”, theksoi Fernandez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button