LD: VMRO-DPMNE dhe BDI janë duke e humbur kohën, nuk munden të formojnë Qeveri

“Dhënia e mandatit VMRO-DPMNE-së për formimin e Qeverisë pa prezantuar se ka shumicë në Parlament, u tregua si papërgjegjshmëri, shkelje të Kushtetutës dhe e thelloi krizën”, vlerësojnë nga parti e Pavle Trajanovit, Lidhja Demokratike, njofton Portalb.

Sipas tyre, qytetarët presin që të ketë ndryshime më të mira, dhe jo tregti me interesat nacionale dhe  shtetërore.

“Shqiptarët që votuan për dhe kundër BDI-së gjithashtu janë për ndryshime. Kështu që BDI nuk ka hapësirë të madhe për manovra nëpërmjet bisedimeve të fshehta që të aktrojë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve. Tani është e pastër si kristali se VMRO-DPMNE dhe BDI nuk kanë shumicë dhe se nuk kanë mundësi që të formojnë Qeveri. Këtë Ali Ahmeti e di dhe për atë BDI duhet ta deklarojë publikisht se nuk anë mbështetje të mjaftueshme për zgjedhje të Qeverisë”, thonë nga LD.

Sipas tyre, së shpejti do të duket absurditeti i humbjes së kohës me “ndonjëfarë platforme nacionaliste për nevoja ditore politike”.

“Gruevski duhet ta kthejë mandatit dhe t’u jepet partive të cilat do të prezantojnë se kanë 61 deputetë, aq sa duhet për formimin e Qeverisë”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button