Gjykata Supreme britanike vendosi për Brexit të vështirë: dalja në duar të Parlamentit e jo kryeministres

Gjykata Supreme britanike mitaroi vendimin në të cilin thuhet se Parlamenti ka të drejtë ta fillojë procesin për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja e jo kryeministrja Teresa Mej.

Njëmbëdhjetë gjykatës e mbështetën vendimin gjyqësor paraprak që Parlamenti ka fuqi t’i referohet nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës dhe ta hedh poshtë rolin e pushtetit legjislativ në dobi të Qeverisë, e cila pohon se nuk i duhet zëri i Parlamentit për ta ngritur procesin.

Rastet e Gjykatës Supreme konsiderohen si testet më të rëndësishme të kushtetutshmërisë, pasi që merren me çështjet qendrore në ligjet britanike – linjën ndarëse midis Parlamentit dhe pushtetit ekzekutiv.

Qeveria vlerëson se mund ta shfrytëzojë të drejtën ekskluzive e cila daton nga mesjeta për të filluar procesin për braktisjen e BE-së, por Gjykata e lartë solli vendim në nëntor se Qeveria nuk mund të veprojë në mënyrë të pavarur, pa votuar në Parlament. Ky vendim u forcua sot duke bërë kështu dajlen e Britanisë nga Bashkimi Evropian ende më të vështirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button