Vazhdon gjykimi i “Grupit të Kumanovës” me dyer të mbyllura

Prapa dyerve të mbyllura për opinion do të mbahet seanca e sotme për rastin “Kumanova”, njofton Portalb.

Në seancën e sotme duhet të dëgjohen transkriptat bisedave të përgjuara ditën e luftimeve. Në rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave” akuzohen 37 persona, për terrorizëm, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.

Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button