Mësohet data e lansimit të Galaxy S8 dhe çmimi i tij

Një llogari në Twitter, @Ricciolo1, më 16 janar pati thënë se Samsung Galaxy S8 është i gatshëm që të prezantohet në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), edhe pse ai do të prezantohej vetëm para partnerëve dhe investitorëve, e jo para shtypit apo publikut, shkruan koha.net, përcjell Portalb.mk.

Tani, e njëjta llogari, sjell informacione të reja në lidhje me datën e lansimit të këtij smartfoni të shumëpritur, transmeton Koha.net. Ai thotë se ky smartfon do të lansohet më 29 mars, ndërsa në dispozicion për shitje do të jetë në javën e 17 të këtij viti duke filluar me çmim prej 849 dollarë.

Gjithashtu, ai ka shtuar se Samsung planifikon disa ngjarje të lansimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si edhe diku në Europë. Po ashtu, ai përmend edhe “thyerjen e rekordit për fushatën e marketingut”.

Ky postim në Twitter në lidhje me Galaxy S8, vjen menjëherë pasi ai ka bërë një postim në lidhje me pajisjen më të shtrenjtë ndonjëherë të kompanisë Huawei, duke i referuar lansimit të Huawei P10 në MWC 2017.

Duke pasur parasysh se si i ka lansuar Samsung pajisjet e saj të kaluar, mund të presim se Galaxy S8 të lansohet së pari në New York dhe pastaj në Britani të Madhe. Gjithashtu, ka mundësi që ajo të mbajë ngjarjet satelitore, ku të ftuarit mund të shikojnë Livestream për të ndjekur secilën ngjarje drejtpërdrejtë.

Presidenti i Samsung Mobile, Koh Dong-jin në një intervistë për Reutersin ka thënë se ndryshe nga telefonat tjerë të serisë Galaxy S – Galaxy S8 nuk do të jetë gati për Kongresin Botëror të Celularëve që do të mbahet në muajin shkurt në Barcelonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button