Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme dëbore, ndërsa në pjesët juglindore me reshje shiu dhe dëbore. Në pjesët jugore reshjet në disa vende do të jenë me intensitet mesatar. Do të fryjë ere e lehtë me drejtim juglindor, e cila pasdite do të ndryshojë drejtimin në atë verior.

Temperaturat do të jenë nga zero deri në tre gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme dëbore. Do të fryjë ere e lehtë me drejtim juglindor ndërsa pasdite do të kalojë në drejtim verior. Temperatura do të arrijë deri në një gradë Celsius.

Temperaturat e mëngjesit nesër dhe të mërkurën  pak do të rriten, ndërsa pas kësaj nga e enjtja temperaturat e mëngjesit sërish do të bien, ndërsa nga fundjava do të ketë më tepër periudha me diell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button