Izraelitët i bashkohen marshit global te grave kundër Trump

Qindra protestues u mblodhën të shtunën në kryeqytetin izraelit për të protestuar kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Gratë u tubuan para ambasadës së SHBA-ve, një veprim ky për tu solidarizuar me marshin ndërkombëtar të grave, i cili po mbahet në qytetet të ndryshme të botës, përfshirë Londrën, Parisin dhe Athinën.

Izraelitët në marshin global te grave kundër Trump
Izraelitët në marshin global te grave kundër Trump

Në Izrael, gratë protestuan kundër Trumpit me parulla në të cilat kërkuan tolerancë, liri dhe drejtësinë ndaj dallimeve etnike dhe fetare.

Vetëm një ditë pasi Trump bëri betimin, rreth 500.000 demonstrues u mblodhën në Uashington për të protestuar kundër Trumpit i cili më herët kishte bërë komente nënçmuese për gratë, pakicat dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.

Protesta masive janë mbajtur edhe në shumë qytete amerikane, përfshirë në Boston, Denver dhe Los Angeles.

Në Chicago turma ishte aq e madhe saqë organizatori ishte detyruar të pezullojë marshin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button