Unioni i Dijetarëve Muslimanë kundër Trumpit për “zhvendosjen e ambasadës”
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/01/donald-trump.jpg?fit=675%2C310&ssl=1)
Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë ka paralajmëruar për mundësinë e një sërë pasojash negative që do të mund të shkaktonte realizimi i dëshirës së presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin me shkrim të Unionit u bëhet thirrje liderëve të botës islame që me politikë të përgjegjshme dhe konkrete të mbrojnë Jerusalemin dhe çështjen palestineze, ndërsa organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare u apelohet që të sigurojnë të drejtat dhe liritë e popullit palestinez.
“Kjo situatë në mënyrë shtesë shtyn botën e copëtuar islame në ndasi të reja. Qëllimi i presidentit amerikan Donald Trump që ambasadën nga Tel Avivi ta shpërngul në Jerusalem është hap në këtë drejtim. Kjo është edhe shkelje e rezolutës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Unionit.
Nga Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë paralajmërojnë se ideja e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalem është e papranueshme dhe dënojnë veprimet e njëanshme të “okupatorit” në Jerusalem dhe në mbarë territorin palestinez.