Manaj humbi penalltinë në debutim, Gattuso befason me deklaratën

Rei Manaj humbi dje një penallti në ndeshjen e debutimit të tij me Pisën.

Për trajnerin Gatuso, kjo nuk do të thotë asgjë, pasi sulmuesi shqiptar kishte treguar sa vlente në fushën e lojës, transmeton lajmi.net.

“Manaj ka edhe më shumë personalitet se sa duhet po të merret në konsideratë fakti që është i datëlindjes 1997. Sulmon thellësinë, ka vrap, punon mirë, pastaj që të humbasësh penalltitë është gjë që ndodh. Ai që gjuan penalltitë në skuadrën tonë është Manini, por ia unë që i dhashë besimin Reit dhe desha që ta gjuante ai penalltinë”, shpjegoi Gatuso në konferencë për shtyp pas ndeshjes duke lënë të kuptohej se ky episod nuk do të ndryshonte mendimin e tij për djaloshin shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button