Emocionuese: Chapecoense shënon golin e parë që nga aksidenti (VIDEO)

Skuadra e Chapecoense ka zhvilluar ndeshjen e parë që nga aksidenti i tmerrshëm ajror që përjetoi në fund të vitit të kaluar.

Skuadra braziliane humbi pothuajse të gjithë futbollistët gjatë udhëtimit të saj për të luajtur finalen e klubeve për Kupën e Amerikës Jugore ndaj Nacionalit.

Chapecoense shënon golin e parë që nga aksidenti
Chapecoense shënon golin e parë që nga aksidenti
Para ndeshjes miqësore me Palmeiras, Helio Neto, Jackson Follmann dhe Alan Ruschel të cilët i mbijetuan tragjedisë ajrore dhe u kthyen në stadiumin e klubit, Arena Conda, ku mes lotësh e dhimbjesh ngritën lartë trofeun e ‘Copa Sudamericana’, para stadiumit të tyre të stërmbushur me tifozë, transmeton Lajmi.net.
Por, edhe më emocionues ishte momenti i shënimit të golit të parë nga Chapecoenses që nga aksidenti.

Goli i shënuar nga Grolli, ishte moment i jashtëzakonshëm që solli emocione të mëdha te tifozët, ku pati edhe nga ata që nuk u përmbajtën nga lotët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button