Rama për 21 janarin: Drejtësia shqiptare fajtore për mos ndëshkimin e vrasësve

Sot në 6 vjetorin e 21 janarit të vitit 2011, qeveria ka nisur homazhet në nder të viktimave.

Kryeministri Rama mbajti një fjalim përballë familjarëve të viktimave ku ka shprehur keqardhjen për moszgjidhjen e çështjes së 21 janarit.

Gjatë fjalës së tij ai ka shprehur se drejtësia shqiptare është e paaftë të bëjë detyrën dhe ka qënë ajo që ka shtyrë këtë çështje dhe ka lënë autorët e vërtetë të lirë, transmeton Albeu.

Gjithashtu ai u shpreh se reforma në drejtësi është një reformë që do ti japë një të ardhme më të mirë dhe se është pikërisht kjo reformë që do të çojë para drejtësisë autorët e 21 janarit.

“Drejtësia për 21 Janarin është më afër me reformën në drejtësi. Vrasjet e 21 janarit dhe viktimat e pafajshme të plumbave të shtetit u bë arsyeja më kokëfortë mes shumë arsyeve për të ndërmarrë reformën më transformuese në këto 25 vjet. 21 janari mbetet motiv i motiveve që jo vetëm ta celim kantierin e kësaj reforme që pështjelloi në mënyrë të vecantë politikën shqiptare por dhe ta cojmë përpara nga Kushtetuta si letër dhe ligjet e shkruara në ligjshmërinë e jetës së përditshme të qytetarëve”- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij ai shtoi se dëmshpërblimet për familjet e viktimave të 21 janarit nuk ishin qoka sic u interpretuan por një detyrim që nuk e harrojmë.

“Ne miratuam fondin e dëshmpërblimit, detyrim që nuk e lehtëson barrën tonë kryesore. Por ndryshe nga cfarë me ligësi u komentua në kazanin e mediave, dëmshpërblimi i dhënë për ju nuk ishte qokë, por ishte një detyrim që mos e harrojmë, buron nga domosdoshmëria për të zbatuar vendin gjyqësore të cilat vonuan por sidoqoftë erdhën e sapo erdhën ne menjëherë morëm vendimin e duhur në drejtimin e duhur”- tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button