Ivanov ia uroi Trampit marrjen e funksionit president i SHBA-së

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urim deri te Donald Tramp me rastin e marrjes së funksionit President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Për mua paraqet nder dhe kënaqësi t’ua uroj marrjen e detyrës presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ju dërgoj dëshira më të sinqerta për ushtrim të suksesshëm të funksionit të lartë dhe përgjegjës. Njëherit, marrjen e detyrës ua uroj edhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thotë Ivanov në urim.

Presidenti i Maqedonisë shfaqi shpresë se me angazhim të ndërsjellë do të jepet kontribut personal për intensifikim, thellim dhe përforcim të partneritetit dhe miqësisë strategjike midis Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për çka, konfirmon se ekziston interes interes i posaçëm dhe gatishmëri nga Republika e Maqedonisë.

“Thellësisht jam i bindur se me lidershipin tuaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë nëpër rrugën e progresit. Por besoj se lidershipi juaj është i rëndësishëm edhe në planin global, posaçërisht tani kur ballafaqohet me sfida të shumta dhe kur më shumë se kurdo qoftë kur është i nevojshëm unitet, respektim i ndërsjellë dhe bashkëpunim i sinqertë. Lartë i respektojmë qëndrimet tuaja dhe qëllimet e jashtme politike. Rregullimi global ka nevojë për përforcim të miqësisë midis shteteve, pa imponim të interesave dhe me respektim të së drejtës së zgjedhjes së kombeve në botë. Dëshiroj të dini se në Republikën e Maqedonisë dhe në mua keni mik dhe mbështetës të sinqertë”, thotë presidenti Ivanov në urimin deri te kolegu i tij amerikan Tramp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button