Çfarë ka brenda kutisë blu që Melania Trump i dhuroi Michelle Obamës? (VIDEO)

Gjatë pritjes nga çifti Obama në Shtëpinë e Bardhë, bashkëshortja e Presidentit Trump, Melania Trump u paraqit me një veshje elegante dhe me një dhuratë për ish-Zonjën e Parë Amerikane, Michelle Obama.

Fotot e kutisë blu kanë bërë xhiron e botës, teksa interesi është për të mësuar se çfarë kishte brenda saj.

Le t’i marrim gjërat me radhë. Melania i dorëzon kutinë Michelle Obamës. Kjo e fundit ndihet në siklet pasi nuk dinte ku të vendoste dhuratë. Ajo vazhdon ta mbajë në dorë, teksa asnjë nga truprojet nuk ishte aty pranë për ta marrë, transmeton Syri.net.

Ish-Presidenti Barack Obama ndërhyn dhe merr kutinë blu, hyn brenda Shtëpisë së Bardhë dhe ia dorëzon një personi të panjohur.

Nëpër mediat amerikane shkruhet se kutia mund të ketë brenda bizhuteri. Ky dyshim ka lindur pasi forma dhe ngjyra e kutisë është si ajo e dyqaneve “Tiffany’s”, argjendari.

Nëpër rrjete sociale gjithashtu interesi është tepër i madh për të zbuluar se çfarë përmban konkretisht kutia blu e Michelle Obamës që iu dhurua nga Melania Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button