Maqedonia mund të përballet edhe me një krizë tjetër politike

Papërgjegjësi e skajshme kushtetuese. Situata do ta çojë Maqedoninë në krizë të re kushtetuese. Kështu e cilësojnë mundësinë, e përfolur në opinion, të presidentit Gjorge Ivanov që i njëjti të dorëhiqet për t’ia pamundësuar mandatin, mandatarit të dytë për formimin e Qeverisë, ekspertët e çështjeve juridike në Maqedoni, shkruan Portalb.mk.

Sipas profesoreshës universitare Besa Arifi, kur është në pyetje ikja nga drejtësia dhe anashkalimi me çdo kusht i gjykimit për kriminalitet dhe korrupsion, gjithçka është e mundur.

“Në rast të dorëheqjes së presidentit, funksionin e tij e ushtron kryetari i Kuvendit të RM-së, i cili poashtu, ne rastin hipotetik ka të drejtë ta japë mandatin për formimin e Qeverisë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të vazhdojë seanca konstitutive e Kuvendit e ndërprerë javë më parë si dhe aty të krijohet shumicë parlamentare e cila do të zgjedhë kryetarin e kuvendit (Veljanovski në këtë moment është vetëm kryesues dhe ka ingerenca të kufizuara). Nëse shumica parlamentare krijohet dhe kryetari i Kuvendit zgjidhet, atëherë dorëheqja e presidentit është irelevante, sepse i njëjti do të zëvendësohet nga kryetari i kuvendit deri në zgjedhjen e presidentit të ri”, sqaron për Portalb profesoresha Arifi.

Në qoftë se presidenti hipotetikisht dorëhiqet, shton ajo, para se të jetë zgjedhur kryetari i parlamentit, situata do të çojë në krizë të re kushtetuese.

Afati për sigurimin e shumicës parlamentare skadon më 29 janar. Deri atëherë shumë hipoteza do të duhen të vërtetohen me kohë dhe nga vet protagonistët politik.

Në Maqedoni nuk do të kemi thëllim të krizës politike, nëse realizohen hipotezat politike për dorëheqje eventuale të kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov dhe nëse mandatari Nikolla Gruevski nuk arrin që deri më 29 janar të formojë Qeveri të re. Dorëheqja e kryetarit Ivanov, nuk është kruciale për t’i ja dorëzuar mandatin mandatarit tjetër. “Pengesa ligjore, nuk ka”, pohon profesori Osman Kadriu, në intervistë për Civilmedia.mk, përcjell Portalb.mk.

Çfarë do të ndodh nëse kryetari i shtetit Gjorge Ivanov jep dorëheqje, sikur spekulohet në publik?

Kadriu: Kjo për mu është risi e cila nuk ka logjikë, nuk ka as bazë kushtetuese, e as ligjore… Pse të jep dorëheqje kryetari i shtetit, cila do të ishte arsyeja? Nëse ai jep dorëheqje, dhe nuk ka tjetër person i cili në rolin e kryetarit duhet të përcaktojë mandatarë tjetër, sipas rrjedhës së gjërave, atëherë, nëse ka sukses për arritje të koalicionit ndërmjet partive politike të cilat kanë mandate të deputetëve, kuptohet mazhorancë parlamentare, atëherë ajo, do të kërkojë thirrje për vazhdim të seancës konstituive parlamentare dhe në atë seancë të zgjidhet kryetari i Parlamentit.

Kush do të marrë rolin e të qenit kryesues në vazhdimin e kësaj seance konstituive parlamentare?

Kadriu: Seanca konstituive do të konsiderohet e përfunduar kur do të ishte zgjedhur kryetari i Parlamentit. Në këtë situatë, seancën duhet ta thërret kryetari i deritanishëm i Parlamentit, Trajko Veljanoski, edhe pse mandati i tij ka përfunduar në ditën kur janë verifikuar mandatet e deputetëve të rinj. Nëse ai nuk dëshiron që të thërras vazhdimin e kësaj seance, atëherë ka opsion tjetër. Në ditën e 21-të, kur do të kalon afati që mandatari i tanishëm të formon Qeveri të re, atëherë, deputetët vetë do të caktojnë seancë dhe do të zgjedhin kryesues i cili do të vepron deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit. Do të thotë, grupet parlamentare të cilat do të jenë mazhorancë në Parlament vetë do të mblidhen, dhe për kryesues do të zgjedhin deputetin më të moshuar të përbërjes së re. Fillimisht do të zgjedhin kryetarin. Sipas Kushtetutës edhe pse, afër dorëheqjes së kryetarit është shkëput kjo lidhje, megjithatë, ka një zgjidhje të tillë.

Në këtë situatë, kush do e dorëzojë mandatin e mandatarit të ri?

Ajo nënkupton se Parlamenti do të votojë dhe to të sjellë vendim, ashtu që, mandati në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjin, do t’i dorëzohet mandatarit tjetër. Zgjidhje tejkaluese duhet të ketë dhe nuk duhet të lejohet të ketë pengesa. Do të ishte problem, vetëm nëse nuk do të verifikoheshin mandatet e deputetëve të rinj, nëse nuk do të pranohej raporti. Por raporti është pranuar, ashtu që Parlamenti me të drejtë të plotë mund të vendos dhe Parlamenti duhet të punojë. Por, kryetari i shtetit në këtë moment nuk duhet të jep dorëheqje.

Dorëheqja është akt moral i çdo funksionari, kështu që edhe i kryetarit të shtetit. Megjithatë, ka një tjetër rregull, në jurispodencë ka një maksimë e cila thotë “Gjithçka mundet në çdo kohë, por jo edhe në pakohë!”. Në këtë moment, nëse jepet dorëheqje është e pakohë! Nuk guxon që në këtë moment, kur kemi një grumbull detyrash politike, në të cilën hyn dhe kontribuon edhe presidenti i shtetit, nëse do të jepte dorëheqje. Ai pjesë e subjektit politik për formim të Qeverisë, përskaj Parlamentit edhe e eshalonëve tjerë. Në këtë moment, nuk do të duhej të jep dorëheqje. Ajo do të ishte papërgjegjësi e skajshme kushtetuese!

Në Maqedoni nuk do të kemi thëllim të krizës politike, nëse realizohen hipotezat politike për dorëheqje eventuale të kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov dhe nëse mandatari Nikolla Gruevski nuk arrin që deri më 29 janar të formojë Qeveri të re. Dorëheqja e kryetarit Ivanov, nuk është kruciale për t’i ja dorëzuar mandatin mandatarit tjetër. “Pengesa ligjore, nuk ka”, pohon profesori Osman Kadriu, në intervistë për Civilmedia.mk, përcjell Portalb.mk.

Çfarë do të ndodh nëse kryetari i shtetit Gjorge Ivanov jep dorëheqje, sikur spekulohet në publik?

Kadriu: Kjo për mu është risi e cila nuk ka logjikë, nuk ka as bazë kushtetuese, e as ligjore… Pse të jep dorëheqje kryetari i shtetit, cila do të ishte arsyeja? Nëse ai jep dorëheqje, dhe nuk ka tjetër person i cili në rolin e kryetarit duhet të përcaktojë mandatarë tjetër, sipas rrjedhës së gjërave, atëherë, nëse ka sukses për arritje të koalicionit ndërmjet partive politike të cilat kanë mandate të deputetëve, kuptohet mazhorancë parlamentare, atëherë ajo, do të kërkojë thirrje për vazhdim të seancës konstituive parlamentare dhe në atë seancë të zgjidhet kryetari i Parlamentit.

Kush do të marrë rolin e të qenit kryesues në vazhdimin e kësaj seance konstituive parlamentare?

Kadriu: Seanca konstituive do të konsiderohet e përfunduar kur do të ishte zgjedhur kryetari i Parlamentit. Në këtë situatë, seancën duhet ta thërret kryetari i deritanishëm i Parlamentit, Trajko Veljanoski, edhe pse mandati i tij ka përfunduar në ditën kur janë verifikuar mandatet e deputetëve të rinj. Nëse ai nuk dëshiron që të thërras vazhdimin e kësaj seance, atëherë ka opsion tjetër. Në ditën e 21-të, kur do të kalon afati që mandatari i tanishëm të formon Qeveri të re, atëherë, deputetët vetë do të caktojnë seancë dhe do të zgjedhin kryesues i cili do të vepron deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit. Do të thotë, grupet parlamentare të cilat do të jenë mazhorancë në Parlament vetë do të mblidhen, dhe për kryesues do të zgjedhin deputetin më të moshuar të përbërjes së re. Fillimisht do të zgjedhin kryetarin. Sipas Kushtetutës edhe pse, afër dorëheqjes së kryetarit është shkëput kjo lidhje, megjithatë, ka një zgjidhje të tillë.

Në këtë situatë, kush do e dorëzojë mandatin e mandatarit të ri?

Ajo nënkupton se Parlamenti do të votojë dhe to të sjellë vendim, ashtu që, mandati në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjin, do t’i dorëzohet mandatarit tjetër. Zgjidhje tejkaluese duhet të ketë dhe nuk duhet të lejohet të ketë pengesa. Do të ishte problem, vetëm nëse nuk do të verifikoheshin mandatet e deputetëve të rinj, nëse nuk do të pranohej raporti. Por raporti është pranuar, ashtu që Parlamenti me të drejtë të plotë mund të vendos dhe Parlamenti duhet të punojë. Por, kryetari i shtetit në këtë moment nuk duhet të jepë dorëheqje.

Dorëheqja është akt moral i çdo funksionari, kështu që edhe i kryetarit të shtetit. Megjithatë, ka një tjetër rregull, në jurispodencë ka një maksimë e cila thotë “Gjithçka mundet në çdo kohë, por jo edhe në pakohë!”. Në këtë moment, nëse jepet dorëheqje është e pakohë! Nuk guxon që në këtë moment, kur kemi një grumbull detyrash politike, në të cilën hyn dhe kontribon edhe presidenti i shtetit, nëse do të jepte dorëheqje. Ai pjesë e subjektit politik për formim të Qeverisë, përskaj Parlamentit edhe e eshalonëve tjerë. Në këtë moment, nuk do të duhej të jep dorëheqje. Ajo do të ishte papërgjegjësi e skajshme kushtetuese!

Ivanovi, me preteks për ta zgjidhur krizën politike, më 12 prill të vitit të kaluar -2016, kishte falur të gjithë politikanët e inkriminuar. Falje kjo që thelloi krizën politike dhe ngjalli reagime si nga faktori i brendshëm ashtu edhe nga ai i jashtëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button