LSDM: Gruevski është kapur në përgjimet skandaloze dhe përgjegjësi patjetër duhet të ketë
“Kryesia kriminele e VMRO-DPMNE-së patjetër duhet të pajtohet me faktin se drejtësia vjen në vend dhe përgjegjësi për të gjithë veprat e këqija ndaj qytetarëve dhe shtetit do të ketë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
LSDM, më tej shton se, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nga pozita si kryeministër është kapur në shpikje të pafytyrë për furgonët e verdhë, pajisjet taktike, stacionet e klonuara, shërbimet e huaja, vetëm që, sipas tyre, ta shpëtojë vetin dhe kushëririn e tij, Sasho Mijallkov për skandalin e përgjimeve të paligjshme.
“Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve u pengon PSP, e cila është formuar më nënshkrimin e Gruevskit në Marrëveshjen e Përzhinës dhe me votat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Parlament. Mbi 612.000 qytetarë kanë kërkuar ndryshime, mbështetje për PSP-në, jetë dhe janë deklaruar kundër regjimit, krimit dhe politikanëve si Gruevski të cilët i lanë mbi 500.000 qytetarë në varfëri dhe e çojnë Maqedoninë në izolim ndërkombëtarë”, thonë nga LSDM.