Thaçi u ‘frikësohet’ ministrave

Kryeministri dhe kreu i PDK-së Hashim Thaçi, me 6 shkurt ka hyrë në vitin e katër të qeverisjes në mandatin e dytë, ndërsa që nga koha kur e morri këtë mandat e deri më sot shumë herë e ka përmendur çështjen e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, veprim që nuk e ka bërë asnjëherë.

Madje këtë veprim nuk e ka ndërmarrë përkundër skandaleve që kanë përfshirë ministritë që udhëhiqen nga njerëzit e partisë së tij.

Nuk ka shkuar ministri i brendshëm Bajram Rexhepi. Nuka kanë shakuar as ministrat tjerë pas problemeve në shëndetësi e arsim. I vetmi ndryshim i vogël që ka ndodhur në këtë periudhë është dërgimi i Besim Beqajt në Ministrin e Financave pasi kishte udhëhequr atë të Zhvillimit Ekonomik, ndërsa këtë të fundit i ‘a kishte dhënë Fadil Ismajlit nga partneri në koalicion AKR, në bazë të marrëveshjes që kishin arritur më herët.

Por si duket “guximi për të vepruar” nga ana e kryeministri Thaçi ka një arsye. Burime të gazetës brenda zhvillimeve në PDK kanë bërë të ditur se kryeministri në këtë rast kreu i partisë Hashim Thaçi, është frikësuar nga marrja e vendimeve për ndryshimet, për shkak se kjo ka mund të sjellë përçarje të reja në parti, krahas pakënaqësive që kishin shprehur Limaj e Krasniqi që tashmë e kanë zyrtarizuar largimin duke formuar parti të re./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button