Besimtarët ortodoksë e festojnë Ujin e Bekuar

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e madhe krishtere – Uji i Bekuar. Kjo festë është e njohur se Uji i Bekuar festohej në shekullin e dytë nga epoka e re.Festimi është i lidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit nga Shën Gjoni, i cili prej atëherë quhet Pagëzor, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin.

Ashtu si edhe në të vitet e kaluara, më masivisht hedhja e kryqit pritet të jetë në Shkup dhe në Ohër. Në Shkup janë paraqitur 100 qytetarë për pjesëmarre në manifestimin e “Ujit të Bekuar 2017”.

Kryetari i Kishës ortodokse maqedonase z.z. Stefani sot në mesditë nga Ura “Liria” do t’i shenjtërojë ujërat e Vardarit dhe do ta hedhë kryqin, të cilin do të tentojnë ta kapin besimtarët.

Sipas besimit ortodoks, ai që do ta kapë kryqin, tërë vitin do ta ndjek fati, shëndeti dhe mirëqenia.

Uji i bekuar – 19 janar, në pajtim me Ligjin për festa të Republikës së Maqedonisë, është ditë jopune për besimtarët ortodoksë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button