Ivanov kandidat i VMRO-DPMNE-së për president

Presidenti aktual Gjorge Ivanov sërish është zgjedhur për kandidat të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet për shef të shtetit që do të mbahen më 13 prill. Ivanov ka marrë mbështetje nga 1099 prej gjithsej 1.236 delegatëve, të cilët kanë qenë të pranishëm në konventën e sotme të partisë qeveritare.

Kundërkandidatë të Ivanovit ishin profesori universitar Jove Kekenovski, i cili fitoi 124 vota, magjistri i shkencave Bozhidar Noçev, mori një votë, ndërsa avokati dhe ish prokurori publik shtetëror Stavre Xhikov, dhjetë vota nga delegatët në konventë. Dy fletëvotime janë jovalide.

Lajme të ngjashme

Back to top button