VMRO sot zgjedh kandidatin e saj për president

VMRO-DPMNE-ja sot do të mbajë Konventë në të cilën 1.300 delegatë duhet të zgjedhin kandidat presidencial për zgjedhjet e pesta të ardhshme për shef të shtetit të caktuara për më 13 prill.

Delegatët do të zgjedhin mes katër kandidatëve, të cilët i dorëzuan kandidaturat e tyre deri te partia – presidenti aktual Gjorgje Ivanov, profesori universitar Jove Kekenovski, magjistri i shkencave Bozhidar Noçev, si dhe avokati dhe ish prokuror publik shtetëror Stavre Xhikov.

Renditja e paraqitjes të kandidaturave ishte konfirmuar në takim të përfaqësuesve të kandidatëve me sekretarin e përgjithshëm të partisë Emil Dimitriev. Secili nga kandidatët do të ketë kohë dhe të drejtë të njejtë për prezantim para delegatëve.

VMRO-DPMNE-ja ashtu siç kumtoi partia, me Konventën e saj zbaton proces demokratik, të hapur dhe transparent në të cilin vendimin për atë i cili do të jetë kandidat për kryetar të VMRO-DPMNE-së do ta sjellin 1.300 delegatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button