Messi afër kontratës astronomike?!

Lionel Messi është afër, shumë afër të bëhet më i shtrenjti futbollist në botë.
Sipas shtypit spanjoll, argjentinasi është afër një marrëveshje që ende parashihet si e vështirë, por jo edhe e pa realizueshme, e cila automatikisht do të bënte lojtarin më të paguar në botën e futbollit, duke e kaluar edhe Cristiano Ronaldon, i cili paguhet nga 20 milionë euro në vit.

Me marrëveshjen e re, sulmuesi i Barçës mund të fitojnë 120,000,000€ gjatë pesë viteve. Kontrata e re parashihet të ndahet sipas stinorëve duke filluar nga: 22, 23, 24, 25 dhe 26 milionë euro në vit deri në qershor të 2019. Një marrëveshje e cila nëse do të nënshkruhet, do t’i kushtojë Barcelonës në total 240.000.000 €.

Lajme të ngjashme

Back to top button