Luana Vjollca ‘Askush nuk do ta besojë’

Prezantuesja e njohur e cila shpesh përmendet edhe si njëra ndër femrat më të bukura në vendin tonë, Luana Vjollca si duket po i rreket muzikës më seriozisht.

Ndonëse kohë më parë në treg ka lansuar këngën e saj të parë të titulluar ‘Tërbohu’ e cila u mirëprit në publik, bëhet e ditur se bukuroshja tashmë i është përveshur punës që të vijë edhe me një këngë të re e cila do të titullohet ‘Askush s’do ta besojë’.

Ndryshe në rrjete sociale po qarkullon lajmi se këngë së shpejti do të publikohet, ndërsa fansat e saj duket se padurim po e presin këngën e dytë të njërës prej femrave më seksi të estradës sonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button