Kosova do Dhomë të Veçantë, jo Tribunal për Krime Lufte

Prishtina e Brukseli me qasje të ndryshme për mekanizmin që do të gjykojë krimet e pretenduara të UÇK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Deri në fund të mandatit të tanishëm të EULEX-it do të themelohet Dhoma e Veçantë për Krime të Rënda në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila do të ketë juridiksion që të trajtojë specifikisht rastet që hetohen dhe procedohen nga PSRK (Zyra e Prokurorisë Speciale e Kosovës v.j.).”, është kërkesë e Qeverisë adresuar Brukselit.

“Gjykimet në këtë dhomë do të bëhen në panele të përbashkëta, ku shumica duhet të jenë gjykatës vendorë dhe të kryesohen nga një gjykatës vendor”. /Koha Ditore/

Lajme të ngjashme

Back to top button