Kryeministri Dimitriev u takua me sindikatën e Jugohromit

Përfaqësuesit e sindikatës dhe udhëheqësisë së Jugohromit u takuan sot me kryeministrin Emil Dimitriev nga i cili kërkuan ndihmë për fillimin e serishëm të punës së këtij kombinati, pasi që edhe kaloi ndalesa prej 90 ditës e bërë nga Inspektorati i Ministrisë së Ekologjisë.

Pas takimit të punësuarit në Jugohrom kanë shprehur optimizëm që fabrika e tyre do të fillojë të punojë nga 1 shkurti.

“Kërkesa e vetme është që sërish të fillojmë me punë dhe të anulohet vendimi i Inspektoratit pasi që në janar edhe përfundon e njëjta dhe ne kërkojmë që të mos ketë ndalesë tjetër dhe në të fillojmë punës”, tha Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së Jugohromit.

Nga Qeveria nëpërmjet një njoftimi sqaruan se do të angazhon në zgjidhjen e këtij problemi, por duke mos shkelur ligjin.

“Qeveria vlerëson se për zgjidhjen e kësaj çështje duhet të respektohen edhe interesat e të punësuarve, standardet ekonomike dhe interesat e kompanisë. Ekziston mundësia që këto tre interesa të plotësohet duke mos i vënë në rrezik çështjet tjera”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Përndryshe, sipas një dokumenti të publikuar nga mediat në vend, nga Inspektorati i Ministrisë së Ekologjisë sqarohet se shkaku për mbylljen e “Jugohromit” është mosrespektimi i afatit dhe i njëjti do të mbyllet vetëm për 90 ditë. Nga kjo mund të kuptohet se Kombinati “Jugohrom” do të jetë mbyllur vetëm deri pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit.

Në vendimin e lëshuar nga ana e inspektoratit të ekologjisë thuhet: “Ndalohet kryerja e punës për subjektin “Jugohrom Alzar” nga Jegunovca, me adresë në Jegunovc të Komunës së Jegunovcës e cila udhëhiqet nga Vasko Skenderovski në një periudhë prej 90 ditësh për shkak të mos realizimit të punëve me planin operativë të A kategorisë që është paraparë me planin operativ ”.

Ministri i Ekologjisë Bashkim Ahmeti më 1 nëntor kur kumtoi lajmin për mbylljen e kombinatit tha se vendimi nuk ka të bëjë me periudhën parazgjedhore.
Inspektorati pranë ministrisë së ekologjisë më 1 nëntor vendosi për ndërprerjen e punës në “Jugohrom”, me arsyetimin se kombinati nuk ka vendosur filtrat. Por nga Jugohromi njoftuan se kanë bërë kërkesë për vazhdimin e afatit edhe për 18 muaj me arsyetimin se janë ballafaquar me pengesa burokratike për vendosjen e filtrave.

Prej kur është mbyllur fabrika, që cilësohen si një ndër ndotësit më të mëdhenj në rajonin e Pollogut, disa herë të punësuarit kanë protestuar me qëllim që fabrika t’i rindezë furrat, ndërkaq ata të kthehen në punë.
Me mbylljen e Kombinatit, pa punë do të ngelen rreth 1.000 punëtor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button