LSDM-ja kërkon nga Gruevski të tregojë për humbjet nga partneriteti më Subrata Rojin

LSDM-ja, kërkon që kryeministri Nikolla Gruevski dhe zëvendësi i tij Zoran Stavrevski, të dalin para opinionit maqedonas dhe të tregojnë se sa dëm i është shkaktuar qytetarëve nga ekskursioni i dëmshëm dhe kontrovers me biznes partnerin Subrata Roj.

“Nikolla Gruevski i ka dhënë Subrata Rojit, plazhe në bregun me të bukur të Ohrit me mundësin që të hyjë me biznesin e tij në vetë Liqenin e Ohrit, që është i mbrojtur nga UNESCO-ja”, tha deputeti LSDM-së, Pance Orcev.

Sipas tij, qeveria e NIkolla GRuevskit i ka dhënë atij, tokën më pjellore të cilët janë mbuluar me thera dhe as që ka filluar ndërtimi i fermës me 20 mijë lopë dhe nuk ka asgjë nga paralajmërimet për punësimet e dy mijë vetave.

“U konstatua se e gjithë kjo është një gënjeshtër e paskrupullt e qeverisë së Nikolla Gruevskit”, tha Pance Orcev.

Lajme të ngjashme

Back to top button