Arrestohen vjedhësit në shkollën e Veleshtës

Policia e Strugës ka ngritur padi penale kundër tre personave P.I (20), A.H (20) dhe D.R (15) të gjithë nga fshati Veleshtë, të dyshuar për vepër penale “vjedhje të rëndë”.

Personat në fjalë dyshohen për vjedhjen e 14 monitorëve dhe 2 kompjuterë në shkollën fillore “Zini Hani” në Veleshtë.

Vjedhjen e kanë kryer më datën 1 të këtij muaji në orën 2 të mëngjesit duke hyrë me forcë në shkollë.

Të dyshuarit janë të njohur për policinë edhe për vepra të tjera të kryera penale më herët.

Lajme të ngjashme

Back to top button