Erdogan fton Gulenin të kthehet në Turqi

Kryeministri i Turqisë ka sfiduar hapur rivalin e tij, që gjendet në Shtetet e Bashkuara për t’u kthyer në shtëpi, pasi armiqësia e tyre u thellua për shkak të një skandali të përgjimeve.

Recep Tayyip Erdogan të enjten tha se Fethullah Gulen, i cili jeton në Pensilvani, duhet të kthehet në Turqi në qoftë se ai nuk ka bërë asgjë të gabuar.

“Nëse dëshiron të angazhohet në politikë, le të dalë në shesh,” tha Erdogan në fjalimin e tij. “Por mos të tentoj të prishë paqen e këtij vendi.”, shkruan Mesazhi.

Kjo ishte hera e parë që kryeministri foli direkt për Gylenin, i cili u largua nga Turqia në vitin 1999.

Erdogan, tha të enjten se skandali i fundit i përgjimit dhe të dhënat e publikuara së fundmi paraqesin zë të sajuar dhe operacioni anti-ryshfeti në Turqi, kanë për synim zgjedhjet lokale të 30 marsit.

Skandali i korrupsionit shpërtheu më 17 dhjetor, kur dhjetra aleatë të Erdoganit u arrestuan në bastisjet e policisë nën akuzat për marrje ryshfeti.

Erdogan u kundërpërgjigj duke shkarkuar qindra policë dhe prokurorë që besohet se janë implikuar me lëvizjen e Gylenit për krijimin e një shteti paralel në Turqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button