Arrestohet Subrata Roj
Biznesmeni indian Subrata Roj sot në mëngjes është dorëzuar në polici në qytetin Luknov, pasi që nga dita e martë është shpallur fletarrestim për të, lajmëron Bi-Bi-Si.
Pritet që Roj të mbetet në paraburgim deri më 4 mars.
Policia mbrëmë ka bastisur një nga shtëpitë e biznesmenit por nuk e gjeti atë në shtëpi ndërsa sot në mëngjes ai ju dorëzua vet policisë.
Roj është i dyshuar për punë jashtëligjore në punën e tij. Roj është investitori që ka premtuar shumë edhe në Maqedoni.