Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi sot zyrtarizojnë subjektin e tyre politik

Në orën 17:00 në Sallën e Kuqe në Prishtinë, mbahet tubimi i Nisma Qytetare për Kosovën, kështu do të quhet subjekti i tyre.

Sot pritet të mësohen edhe emrat e tjerë që do t’u bashkohen në këtë rrugë.

Limaj dhe Krasniqi deri në kuvendin e fundit të PDK-së më 2013, kanë qenë shtyllat kryesore pas Thaqit. 

Limaj ka qenë nënkryetar i PDK-së ndërsa Krasniqi prej themelimit ka qenë sekretar i përgjithshëm i PDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button