Tuna nuk do të jetë më pjesë e ‘’X Factor Albania’’
Prej dy vitesh Tuna ishte pjesë e panelit vlerësues të shout të talentëve ‘’X-Factor Albania’’, por jo më.
Këngëtarja nga Shkupi Altuna Sejdiu-Tuna, mësohet se ka kaluar një periudh jo fortë të këndshme gjatë këtij edicioni të ‘’X-Factor’’.
Ajo, fillimisht ka pasur një përplasje me Sonin, më pas me Alketa Vejsiun e së fundi edhe me vetë regjisoren dhe producenten Vera Grabocka.
Mësohet se në planet e Veres është Genta Ismaili, të cilën e ka shumë për zemer.