Gjurovski ka ftuar katër shqiptarë kundër Letonisë

Katër futbollistë shqiptar janë gjendur në listën e seleksionuesit të ri të Reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Boshko Gjurovski për miqësoren kundër Letonisë që do të luhet me 5 mars në Shkup (ora 19:00).

Janë dy Ibraimët, Agimi i Cagliarit dhe Besarti i Enozis, pastaj Muhamed Demiri (St. Galen) dhe Ferhan Hasani (Brondby). Në listën e futbollistëve mungon Goran Pandev, ndërsa vërehet rikthimi i Popovit, i cili ishte përjashtuar nga reprezentacioni për shkak të problemeve me FFM-në.

“Kam ftuar lojtarë për të cilët mendoj se mund ti realizoj planet e mia. Besart Ibraimi është në formë të shkëlqyeshme në Qipro dhe ka merituar ftesën. Spirovski ishte pjesë e reprezentacionit në kohën e Toshakut, njëjtë edhe Muarem, sikurse Maro Gjurovski.

Përmes telefonit kam folur me Jarnin, trajnerin e Sarajevës, i cili më tha fjalë të mira për Velkovskin”, tha mes tjerash seleksionuesi Boshko Gjurovski.Ja si duket përbërja e Maqedonisë: Portier: Paçovski (Mechelen/ Belgjikë), Naumovski (Dinamo Bukuresht/Rumani), Mbrojtja: Georgievski (Steaua/Rumani), Todorovski (Sturm/Austri), Grëncarov (Tavrija/Ukrainë), Shikov (Volyn/Ukrainë), Mojsov (Bran/Norvegji), Popov (WBA/Angli), Ristevski (Slavija/Bullgari), Mesfushorë: Demiri (St.Galen/Zvicër), Stjepanoviç (Visla/Poloni), Spirovski (Beroe/Bullgari), Hasani (Brondby/Danimarkë), A. Ibraimi (Cagliari/Itali), Gjurovski (Muantong/Tajland), Muarem (Qarabagh/Azerbajxhan). Sulmues: Ivanovski (Astra/Rumani), Kosotovski (Leuven/Belgjikë), Ibraimi (Enozis/Qipro), Blazhevski (Hazar/Azerbajxhan), Velkovski (Sarajevo (BeH).

Lajme të ngjashme

Back to top button