Furnizohen me uniforma të reja gjithë punëtoret e NPK-së, në Gostivar

Pas më shumë se pesë vite, mbi 225 punëtorë të Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, janë furnizuar me uniforma të reja. Punëtorët do të kenë uniforma për sezonin e dimrit dhe gjithashtu edhe uniforma për sezonin e verës. 

“Sot punëtorëve të Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, u ndamë uniformat e standardizuara. Deri tash NP “Komunalec”, ka pasur uniforma që i ka furnizuar në mënyrë ambulante dhe sipas nevojës. Erdhëm në përfundim se për shkak se duhet të kemi uniforma të standardizuara dhe të dihen punëtorët e ndërmarrjes publike “Komunalec”, nëpër qytet ku punojnë, i furnizuam këto uniforma.

Furnizimi do të bëhet sipas sektorëve, për mirëmbajtjen e higjienës do të ketë uniformat tjera, për mirëmbajtjen e ujit dhe kanalizimeve do ketë uniforma të ndryshe nga ato të higjienës dhe uniforma të veçanta do kenë gjithashtu punëtorët të cilët i mirëmbajnë makinat te zona teknike. Me uniforma do të furnizohen edhe personeli që bën grumbullimin e parave – inkasantët, ata do të jenë me uniforma që do të veçohen nga punëtorët tjerë”, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi. 

Vlera e këtij investimi të Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, arrin 1 milion e 200 mijë denar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button