Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni në pjesët jugore do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje lokale të dëborës, ndërsa në pjesët veriore do të ketë periudha më të gjata të ngrohta. Do të fryjë erë e dobët veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus 19 deri në minus tetë gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë nga minus nëntë deri në minus tre gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme e me periudha të ngrohta dhe me erë të dobët verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 18, ndërsa e ditës do të arrijë deri në minus gjashtë gradë Celsius.

Të enjten temperaturat e mëngjesit në disa vende do të jenë nën minus 15 gradë, ndërsa të ditës do të shënojnë tendencë të rritjes së vogël.

Rritje të konsiderueshme të temperaturës do të ketë nga e premtja. Valë të re të të ftohtit do të ketë nga e premtja nga fundi i ditës kur në vendet më të larta dhe nëpër male do të ketë reshje të dëborës, ndërsa në vendet më të ulëta reshje të dëborës dhe shiut. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë të shtunën në pjesët perëndimore do të formohet shtresë e re e dëborës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button