Zbulimi amerikan: Trampi do të përballet me rrezik të shtuar nga konfliktet ndërkombëtare

Qeveria e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp do të përballet me rrezik nga konfliktet ndërkombëtare dhe heqja dorë nga vlerat demokratike, paralajmëron zbulimi amerikan.

“Ngjarjet në ekonomi dhe politikë, ndryshimet teknologjike dhe humbja e lidershipit të SHBA-së japin bazë për ardhmëri të errët dhe të rëndë”, thuhet në rpaortin e Këshillit nacional për zbulim të titulluar – Tendenca globale: Paradoksi i progresit.

“Në pesë vitet e ardhshme do të ketë tensione të mëdha në dhe mes shteteve. për të mirë apo për të keq, peisazhi global po e shtyen drejt fundit erënj e lidershipit amerikan pas Luftës së Ftohtë.

Raporti i tillë publikohet në çdo katër vite, sa është edhe mandati presidencial. Këtë vit, në raport janë përshkruar sfida me të cilat do të përballet qeveria amerikane: dallime ekstreme në shpenzime, goditje demografike, pasoja nga ndryshimet klimatike, rritja e konflikteve.

“Do të jetë shum[ vështirë të mirëmbahet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe të menaxhohet siç pret shoqëria”, theksojnë autorët.

Sipas tyre, mbi modelin e liberalizimit, që mbisundon në botën perëndimore, ka ngritë kokë kërcënimi i populizmit – majtist dhe djathtist.

“Popujt do të duan nga qeveritë që t’u garantojnë siguri dhe prosperitet, por stagnimi i të ardhurave, polarizimi dhe numri i madh i sfidave do të bëjnë pengesa”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button