Vrasja e ambasadorit Karlov, 5 të arrestuar në Izmir të Turqisë

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Ambasadorit të Rusisë në Ankara Andery Karlov, policia turke ka arrestuar 5 persona në Izmir të Turqisë të cilët kanë mbaruar studimet në të njëjtën shkollë ku ka qenë agresori Mevlüt Mert, raporton Anadolu Agency (AA).

Personat e arrestuar 4 prej të cilëve janë policë, akuzohen se janë pjesë e strukturës së organizatës terroriste FETÖ në shkollën e policisë Rüştü Ünsal në Izmir.

Gjykata vendosi arrest me burg për të ndaluarit për shkak se ka mundësi që ata ti ikin drejtësisë.

Pas vrasjes së Ambasadorit të Rusisë në Ankara, prokuroria e Turqisë nisi një hetim të gjerë. Në kuadër të hetimeve doli në pah se Süleyman Ergen dhe nipi i tij kanë qenë në lidhje të vazhdueshme me agresorin. Süleyman Ergen thuhet se ka qenë edhe përfaqësuesi i organizatës terroriste FETÖ në shkollën policore në Izmir, shkollë kjo të cilën ka mbaruar edhe Mevlüt Mert. Ndërkohë edhe të arrestuarit e sotëm dyshohet se kanë lidhje të drejt për drejtë me Mevlüt Mert-in.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button