Dogana Maqedoni – Kosovë e bllokuar tregtarët druajnë për prishjen e mallit të tyre
Rruga drejt kufirit Maqedoni-Kosovë është e pastruar, por jo edhe rruga që çon deri te dogana. E për këtë në hall janë tregtarët e biznesit, të cilët nuk po munden të arrijnë deri te dogana e cila nuk është në funksion për shkak borës. Kamionët me mallra ushqimore dy ditë radhazi po vazhdojnë të qëndrojnë të pa zhdoganuar, njofton TV21.
Tregtarët të revoltuar nga pritja e gjatë. Shprehen se prodhimet e tyre mund të ngrijnë dhe të dëmtohen nëse akoma qëndrojnë të ngujuar nga moti i keq.
Nga drejtoria e doganës së Maqedonisë kërkuam përgjigje se për ç’arsye vazhdon bllokimi i mallrave, por nga këta nuk morëm asnjë përgjigje.