Në studion e Fadil Berishës, modelja më e veçantë në botë

Në studion e fotografisë së Fadil Berishës në New York, hyjnë e dalin modele, aktore dhe këngëtare nga më të famshmet. Asnjëra prej tyre nuk përbën më çudi, por këtë herë, personazhi që ka shkuar në studion e Fadil Berishës, është special.

Ajo është një nga modelet më të njohura, një grua që të befason me sharmin dhe elegancën e saj, me portret fisnik, me flokë të bukur natyralë, 1.77 m, me gishtërinj të gjatë që bien në sy sapo ajo bën lëvizjen më të vogël të duarve, por ajo që e bën të veçantë, është që i ruan të gjitha këto cilësi edhe sot kur i ka kaluar 85 vjeç. Carmen dell Orefice, njihet si modelja më e madhe në moshë që vazhdon ta ushtrojë profesionin. Ajo ka sfiluar për herë të fundit në moshën 81 vjeçare, ndërsa vazhdon të bëjë fotomodelen edhe pas asaj date.

“Muza ime”, shkruan Fadil Berisha për modelen që e ka nisur karrierën që kur pozoi për kopertinën e Vogue, kur ishte 15 vjeçe dhe nuk është ndalur më për më shumë sesa 70 vjet. Me një karrierë dhe prezencë si e saja, Carmen dell Orefice, është frymëzim për këdo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button