Liga franceze, Balotelli suspendohet me dy ndeshje

Mario Balotelli (26), lojtar i Nicës, ekipit që kryseon tabelën në Ligën e parë të Francës, nuk do të mund të luaj në dy ndeshjet e radhës për shkak të kartonit të kuq të cilin e mori më 21 dhjetor të vitit që lamë kundër Bordeaux (0:0). Komisioni Disiplinor i Ligës së parë të premten e suspendoi me dy ndeshje.

Pas përpjekjeve disa vjeçare për të gjetur formën e duhur në fillim të karrierës së tij Balotelli këtë sezon u vendos në Nicë, ku pati disa paraqitje të shkëlqyeshme dhe ka qetësuar dukshëm sjelljen e tij të çuditshme.

Liga e parë e Francës vazhdon më 15 janar, me ndeshjet e xhiros së 20-të, kurse Nice kundër Metz në shtëpi do të luaj pa njërin prej lojtarëve më të mirë. Balotelli para kësaj do të humbasë edhe ndeshjen si mysafir kundër Loirente në raundin e parë të Kupës së Francës, e cila do të luhet më 8 janar.

Vlen të theksohet se për sulm verbal ndaj arbitrit në ndeshjen kundër Bordeaux, me dy ndeshje është pezulluar edhe trajneri i Nicës, Lucien Favre.

Balotelli pas mbërritjes në Nicë ka luajtur 14 ndeshje zyrtare dhe shënoi dhjetë gola. Më parë në karrierën e tij ka luajtur në Lumezzane, Inter, Manchester City, AC Milan dhe Liverpool.

Për përfaqësuesen e Italisë ka luajtur 33 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button